Behrami: Prokuroria e Speciales po legjitimon propagandën e Serbisë dhe të Vuçiqit kundër krerëve të UÇK-së

  • E.k /
  • 02 November 2023 - 14:54
Behrami: Prokuroria e Speciales po legjitimon propagandën e Serbisë dhe të Vuçiqit kundër krerëve të UÇK-së

Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka vazhduar kritikat ndaj Gjykatës Speciale, përcjell “Kosova Sot Online”.

Behrami ka shkruar se Prokuroria e Gjykatës Speciale po legjitimon propagandën e fabrikuar të Serbisë dhe të Vuçiqit kundër krerëve të UÇK-së.

“Duket se krejt dëshmitarët serbë që i kemi parë në proces gjyqësor kundër krerëve të UÇK-së, po shërbehen nga dezinformatat e Shërbimeve serbe. D.m.th. prokuroria e Gjykatës Speciale po legjitimon propagandën e fabrikuar të Serbisë dhe të Vuçiqit kundër krerëve të UÇK-së!”, ka shkruar Behrami.

(Kosova Sot Online)