Prokuroria e Hagës e ftoi për intervistim, Remi njofton se i është anuluar
Ish-Komandanti i UÇK’së në Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, ka njoftuar se ftesa që kishte pranuar Zyra e Prokurorit të Specializuar për intervistim për sot, i është anuluar dje, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ftesën për intervistim, Remi e kishte pranuar mbrëmjen e 1 nëntorit.
“Në mbrëmjen e dt. 1.11. 2023, nga zyrtarët e dhomave të veçanta të Prokurorisë Speciale të Kosovës, kam pranuar një ftesë për t’u intervistuar sot, me 3.11.2023, në ora 09:00. Në ndërkohë, po nga të njëjtit zyrtarë, dje pasdite, fillimisht përmes një thirrjeje telefonike dhe pastaj një sms-je dhe email-i, m’u konfirmua se intervistimi im nga ZPS-ja është anuluar”, ka shkruar Remi.
(Kosova Sot Online)