Lexoni edhe:
Të fuqishmit i tregojnë muskujt, shtyhet gjykimi ndaj Sami Lushtakut dhe të tjerëve për krim të organizuar dhe vepra tjera penale
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurve me inicialet L.S., ‘’SA.S., Sh.p.k’’ dhe N.S, transmeton "Kosova Sot Online".
Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër të akuzuarit L.S, është ngritur për veprat penale ‘’Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik’’, nga neni 415 paragrafi 1 të KPRK-së.
I pandehuri ‘’SA.S., Sh.p.k’’ (Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuara), në cilësinë e personit juridik, me pronar dhe aksionar 100 % L.S., akuzohet për veprën penale ‘’Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik, nga neni 415 paragrafi 1, lidhur me nenin 37 të KPRK-së.
Ndërkaq, i pandehuri i dytë N.S. akuzohet për veprën penale ‘’Falsifikimi i dokumenteve’’, nga neni 390 paragrafi 1 të KRPK-së.
(Kosova sot Online )