Isni Kilaj u arrestua dje nga Specialja, por dy herë kishte vizituar ish-krerët e UÇK’së në Hagë
Dje me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, është arrestuar ish-kryetari i Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, përcjell “Kosova Sot Online”.
Arrestimi i tij u bë me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) pas bastisjeve disa orëshe në pronat e tij në Prishtinë e Lubizhdë të Malishevës.
Por, ish-kryetari Kilaj, në muajin tetor të këtij viti kishte vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
(Kosova Sot Online)