Jahja Kokaj lutet për Haki Abazin: Ishalla përmirësohet
Një fjalim në Kuvendin e Kosovës, e ka mbajtur deputeti i VV, Jahja Kokaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në hyrje të fjalimit të tij, ai e ka cilësuar atmosferën në Kuvendin e Kosovës, ku pati përplasje verbale mes pushtetit dhe opozitës, si “mjaftë të lëzetshme”.
Megjithatë, ai ka pasur një lutje për përmirësim për kolegun e tij, Haki Abazi.
“Kam kënaqësinë e veçantë që sot të shoh një atmosferë për mua mjaftë të lëzetshme, përveç me dallim të z. Abazit, i cili duket si një bioritëm jo të mirë. Ishalla përmirësohet” – tha Kokaj, në Kuvend.
(Kosova Sot Online)