Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës del me njoftim
Qendrat për regjistrim të automjeteve në katër komunat veriore do të punojnë edhe nesër, ka njoftuar sot Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Njoftimi i plotë
Qendrat për Regjistrim të Automjeteve do të punojnë edhe nesër
Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, Nr.01/170 të datës 30.10.2023, për lejimin e regjistrimit të veturave nga targat ilegale “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” në targa RKS nga data 1 nëntor 2023 deri me 1 dhjetor 2023, është shtuar fluksi i qytetarëve të cilët po i konvertojnë targat në RKS.
Për këtë qëllim, për shkak të kërkesave të shumta të qytetarëve, Ministria e Punëve të Brendshme njofton që nesër me datë 04.11.2023 (e shtunë), do të punojnë Qendrat për Regjistrim të Automjeteve në katër komunat veriore.
Ministria e Punëve të Brendshme fton të gjithë qytetarët e komunitetit serb që të shfrytëzojnë mundësinë e regjistrimit të veturave me targa RKS, duke shfrytëzuar edhe lehtësirat financiare sipas vendimit të Qeverisë.
(Kosova Sot Online)