Pas sanksionimit nga SHBA Nexhat Krasniqi pezullohet nga pozita në ministri

  • A.P /
  • 03 November 2023 - 18:35
Pas sanksionimit nga SHBA Nexhat Krasniqi pezullohet nga pozita në ministri

Departamenti Amerikan i Shtetit sot ka sanksionuar Nexhat Krasniqin i cili ka qenë drejtor i Prokurimit në Ministrinë e Tregtisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”..

DASH-i njoftoi të premten se Krasniqi është sanksionuar “për shkak të përfshirjes në korrupsion të madh”. Siç ka thënë DASH-i, “Si zyrtar publik përgjegjës për mbikëqyrjen e kontratave të prokurimit, Krasniqi ka abuzuar me postin e tij publik duke pranuar ryshfet në këmbim të dhënies së kontratës për lejimin e ndërtimit të parkut industrial në komunën e Drenasit nga kompania Eltoni”.

Pas këtij vendimi të DASH, “Koha” bazuar në burimet e veta raporton se Nexhat Krasniqi tashmë drejtor i Prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës është pezulluar nga detyra.


(Kosova Sot Online)