Albin Kurti: Me 14 shkurt kanë humbur popullistat

  • A.P /
  • 03 November 2023 - 19:06
Albin Kurti: Me 14 shkurt kanë humbur popullistat

Nuk është e vërtetë që jam popullist, ka deklaruar kryeministri Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përmes një fjalimi në Kuvendin e Kosovës, Kurti tha sot se popullizimi ka humbur me 14 shkurt 2021.

“Nuk është e vërtetë, për besë është një vet lajthitje. Nuk është e vërtetë që unë jam popullist. Saktësisht e kundërta është. Unë nuk kam thënë ja u sjelli liberalizimin e vizave, unë nuk kam thënë që ua rriti rrogat, unë s’kam thënë 200 mijë vende pune. Unë kam thënë punësim dhe drejtësi. Fakt. Me 14 shkurt kanë humbur popullistat. Është ndëshkuar popullizimi me 14 shkurt 2021”, ka thënë Kurti.


(Kosova Sot Online)