![](/uploads/kosova-sot/images/2023/November/04/200x200_vet11699081335.png)
Lexoni edhe:
Aksident i rëndë në Veternik, rrotullohet vetura – foto nga vendi i ngjarjes
Një person ka vdekur e katër të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën Prishtinë-Ferizaj, në Veterniuk, transmeton "Kosova Sot Online".
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, e cila tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete – një veturë e parkuar dhe dy të tjera që kanë qenë në lëvizje.
Aksident i rëndë në Veternik, rrotullohet vetura – foto nga vendi i ngjarjesLexoni edhe:
Ahmeti tha se me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.
“Sot rreth orës 01:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, tri automjete (një veturë e parkuar), ndërsa dy kanë qenë në lëvizje.
Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar pesë persona, njëri nga të cilët nuk ka arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka vdekur. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë Ahmeti.
(Kosova Sot Online )