Në aeroportin e Hamburgut: Policia arreston babain e vajzës së mbajtur peng

  • A.P /
  • 05 November 2023 - 16:00
Në aeroportin e Hamburgut: Policia arreston babain e vajzës së mbajtur peng

Policia lokale në Hamburg ka thënë se është liruar një vajzë e vogël, e cila është dyshuar të jetë marrë peng nga babai në aeroportin e Hamburgut, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Për 18 orë, aeroporti ka qëndruar i mbyllur.

Burri e ka drejtuar makinën përtej kufizimit të sigurimit dhe ka hyrë në pistën e aeroportit në mbrëmjen e së shtunës, bashkë me të bijën katërvjeçare.

Ai më pas e ka parkuar makinën nën një aeroplan.

Në fund, ai është dorëzuar para autoriteteve “pa rezistuar”, sipas policisë, e cila e ka arrestuar.

“Fëmija duket se nuk është lënduar”, ka thënë policia përmes një postimi në X – platformë e njohur më parë si Twitter.

Incidenti ka rezultuar me shtyrje dhe anulim të dhjetëra fluturimeve. 

(Kosova Sot Online)