Petar Petkoviq kërkon nga OSBE t’i sigurojë zgjedhjet e Serbisë në Kosovë
Drejtori i të ashtuquajturës “zyre serbe për Kosovën”, Petar Petkoviq, i ka drejtuar të premten një kërkesë me shkrim kreut të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, nga i cili ka kërkuar që të sigurohet përfshirja e misionit në organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme të Serbisë në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ai gjithashtu ka kërkuar që ky mision të sigurojë dërgimin e materialeve zgjedhore në vendvotime si dhe mbledhjen e fletëvotimeve dhe transportimin e tyre pas përfundimit të votimit, në përputhje me procedurat që janë zbatuar gjatë procedurave të mëparshme zgjedhore në Kosovë deri në vitin 2020.
(Kosova Sot Online)