
Lexoni edhe:
Mbi 200 të vrarë në Gaza, ushtria izraelite rrethon qytetin, Blinken kërkon pauzë humanitare
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të qëndrojë sot dhe nesër për një vizitë zyrtare në Kosovë, transmeton "Kosova Sot Online ".
Vizitën e tij në Kosovë e ka konfirmuar zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë.
“Po, Lajçaku është në Kosovë sot edhe nesër”, u shpreh Ioanna Lachana nga zyra e BE-së.
Siç merret vesh, vizita e Lajçakut ka për qëllim t’i paraprijë një takimi të mundshëm të negociatorëve të Kosovës dhe Serbisë. Mësohet se Lajçaku do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi, si dhe me përfaqësuesit e opozitës në Kosovë.
(Kosova Sot Online )