Lexoni edhe:
Dedaj mohon dëshminë e tij të mëhershme për rastin e Qirezit: Isha nën presionin shpirtëror, emocional, elektoral
Zyra e Kryeministrit ka publikuar manualin për zbatimin e politikës kundër ngacmimit seksual në organet e Administratës Publike, transmeton "Kosova Sot Online ".
Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë, pranë ZKM-së, Habit Hajredini, tha se kjo politikë synon të shërbejë si udhërrëfyes për luftimin dhe parandalimin e ngacmimit seksual në administratën publike.
Të njëjtën e mirëpriti edhe shefi i seksionit për ligj dhe drejtësi në kuadër të misionit të OSBE-së në Kosovë, Mark Lasser dhe drejtoresha e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli.
(Kosova Sot Online )