Prishtinë: Një personi i bie të fikët, autobusi urban ishte i mbingarkuar me udhëtarë
Një qytetari i ka rënë të fikët në linjën e Trafikut Urban për Fushë Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Vrojtuesit e lagjes’,raportojnë se linja ishte e mbingarkuar me numrin e madhe të qytetarëve.
“Për shkak të mbingarkesës se njerëzve e kallabllakut një djali te moshës madhore i ra të fikët në autobusin 1-sh. Nuk ka nevojë me bo oferta për përdorimin e Trafiku Urban Prishtinë përderisa s’ka infrastrukture të mjaftueshme me i plotësu nevojat për qytetarët!!”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)