Lajçak në Kosovë, ja kënd do ta takoj sonte

  • A.P /
  • 06 November 2023 - 20:10
Lajçak në Kosovë, ja kënd do ta takoj sonte

Emisarin për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, do ta takojë sonte zëvendëskryeministri i parë Besnik Bislimi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ndodhet për një vizitë të paparalajmëruar dyditore në Kosovë.

Drafti për themelimin e asociacionit pritet të jetë tema kryesore e takimeve që Lajçak pritet t’i ketë në Kosovë. Krahas kësaj do të diskutohen edhe “çështje tjera” si dhe përgatitja e një takimi në kuadër të dialogut në nivel të kryenegociatorëve.

Vizita vjen në kohën kur në Kosovë po zhvillohet debat rreth draftit për themelimin e asociacionit, të cilin kah fundi i tetorit ua kanë paraqitur emisarët euro-amerikanë.

(Kosova Sot Online)