Lexoni edhe:
Arijon Ibrahimoviç, shqiptari nga Kosova që hyri mbrëmë në histori të Serie A
Me kërkesë të prokurorit Zef Prendrecaj, është shtyrë seanca e së martës në rastin ku dy ish-zyrtarët policorë, Lutfi Menxhiqi dhe Lavdim Osmani, po akuzohen për marrje ryshfeti, transmeton "Kosova sot Online".
Në këtë rast Osmani dhe Menxhiqi, po akuzohen se në fillim të muajit nëntor 2019, në Prishtinë, afër Gjykatës Kushtetuese, në cilësinë e hetuesve në Drejtorinë e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, kishin pranuar ryshfet, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Kryetarja e trupit gjykues Sulltane Hoti, tha se prokurori Prendrecaj përmes e-mailit kishte kërkuar shtyrjen e seancës, me arsyetimin se i njëjti para pak ditësh ishte ngarkuar me këtë lëndë.
Arijon Ibrahimoviç, shqiptari nga Kosova që hyri mbrëmë në histori të Serie ALexoni edhe:
“…para pak ditësh jam ngarkuar me këtë landë, për shkak kompleksitetit të lëndës etj, kërkoj që e njëjta të shtyhet në një afat të arsyeshëm”, citoi ndër të tjera gjykatësja e-mailin e prokurorit.
Ndërsa, prokurori Prendrecaj theksoi se qëndron prapa kërkesës së bërë dhe kërkoi që kjo seancë të shtyhet për një afat të arsyeshëm kohor.
Propozimi nuk u kundërshtua nga mbrojtja e më pas u aprovua nga gjykata dhe seancat e radhës u caktuan më 30 janar dhe 7 shkurt 2024.
Në këtë seancë ishin të pranishëm i akuzuari Osmani, me avokatin Muhamet Mujaj dhe i akuzuari Menxhiqi, me avokatin Skender Musam si dhe dëshmitari D.H.
Kurse, mungoi dëshmitari Mentor Maqani për të cilin gjykata kishte lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim, por që sipas gjykatëses Hoti deri tani i njëjti nuk ishte paraqitur, andaj të njëjtit do t’i përsëritet urdhëresa për sjellje me detyrim.
Ndryshe, Gjykata Themelore e Prishtinës, më 14 shkurt të 2022, kishte shpallur fajtorë Osmanin dhe Menxhiqin duke i dënuar në total me 12 vite burgim dhe me 8 mijë euro gjobë.
Mirëpo, Gjykata e Apelit, më 3 maj 2023, ka marrë vendim, përmes të cilit ka anuluar aktgjykimin e Themelores dhe ka kthyer në rigjykim çështjen penale ndaj Menxhiqit dhe Osmanit.
Vendimi i Apelit për këtë çështje erdh pas mbajtës së seancës në këtë gjykatë më 5 prill 2023, ku edhe ishin shqyrtuar ankesat e mbrojtësve të dënuarve Lavdim Osmani avokati Muhamet Mujaj dhe për Lutfi Menxhiqin avokati Skender Musa.
Ndryshe, sipas aktakuzës së përpiluar më 30 qershor 2020, Osmani dhe Menxhiqi, po akuzohen se në fillim të muajit nëntor 2019, në cilësinë e hetuesve në Drejtorinë e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, kishin pranuar ryshfet nga Driton Berisha dhe D.H, në mënyrë qv mos të ndërmarrin veprime për luftimin e lojërave të fatit.
(Kosova Sot Online )