Lexoni edhe:
Dedaj: Luftën time për të vërtetën e pagova edhe me shkarkim nga pozita e ambasadorit
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe 16 guvernatorët shtetërorë kanë arritur pajtim për vendosjen e masave të reja, më të rrepta, për ta frenuar numrin e madh të emigrantëve që po vijnë në Gjermani, transmeton "Kosova Sot Online".
Scholz dhe guvernatorët shtetërorë arritën kompromis mëngjesin e së martës për këtë çështje, e cila është bërë telash i madh politik për Qeverinë dhe temë e nxehtë për shoqërinë.
Masat e reja përfshijnë përshpejtimin e procedurave të azilit, kufizimin e përfitimeve për azilkërkuesit dhe shtimin e ndihmave financiare nga Qeverinë federale për shtetet dhe komunitetet lokale për t’u përballur me këtë fluks.
Dedaj: Luftën time për të vërtetën e pagova edhe me shkarkim nga pozita e ambasadoritLexoni edhe:
Duke folur të martën në mëngjes, pas një takimi të mbrëmshëm që zgjati disa orë, Scholz e cilësoi marrëveshjen si “moment historik”, gjë që tregon se sa barrë e madhe ishte bërë kjo çështje për Qeverinë e tij.
Qeveritë shtetërore dhe ajo federale u pajtuan ta ndryshojnë sistemin e financimit të kostos për azilkërkuesit. Duke filluar nga viti i ardhshëm, Qeveria federale do ta paguajë një shumë vjetore prej 7.500 eurove për çdo azilkërkues dhe jo më një shumë të përgjithshme vjetore prej 3.7 miliardë eurosh për ta.
Scholzi e quajti këtë ndryshim “kalim në një sistem të frymëmarrjes” dhe tha se “me rritjen e numrit nuk ka para, me rënien e numrit ka më pak”.
Strehimoret për emigrantët dhe refugjatët në Gjermani janë duke u mbushur tash e disa muaj, dhe Scholz, i cili përballet me trysni të madhe nga opozita dhe të tjerët për ta ndalur këtë trend, ka thënë se “shumë janë duke ardhur”.
Numri i azilkërkuesve për këtë vit ishte 73 për qind më i lartë deri në fund të shtatorit se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat zyrtare.
Gjermania, po ashtu, i ka pranuar më shumë se një milion ukrainas prej se Rusia e nisi pushtimin e atdheut të tyre në shkurt 2022.
Më shumë se 250.000 njerëz aplikuan për azil në Gjermani nga janari deri në shtator, krahasuar me 130.000 sosh në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Shumica e azilkërkuesve vijnë nga Siria, Afganistani dhe Turqia.
(Kosova Sot Online )