![Kurti - opozitës: Hajnat kanë me shku në burg](/uploads/kosova-sot/images/2025/January/23/200x200_Zgjedhje_20251737615804.jpg)
Xhavit Haliti del me njoftim: Drafti i Asociacionit do të jetë më i keq se i kaluari
![Xhavit Haliti del me njoftim: Drafti i Asociacionit do të jetë më i keq se i kaluari](/uploads/kosova-sot/images/2022/January/24/auto_xhavit-haliti-730x4401643032871.jpg)
Draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, do të jetë “më i keq”, se ai i kaluari, ka deklaruar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Nga marrëveshjet e mëhershme, ne jemi vonuar për shkak të debateve, për shkak të përplasjeve, për shkak të gabimit të parë që nuk e kemi bërë statutin për ta dërguar në Gjykatë Kushtetuese, por e kemi dërguar marrëveshjen. Tani nuk e besoj që ka të arritura më të mëdha. Nuk dua të akuzoj, po ky draft do të jetë më i keq, se ai që ka qenë më herët. Vetë fakti që po deklarohet autonomia e veriut, do të thotë që ekziston diçka e tillë në margjinat e bisedimeve”, deklaroi Haliti.
Lajçaku ka nisur dje një vizitë në Kosovë, ku është takuar me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, ndërsa sot ka takuar edhe ambasadorët e akredituar në Kosovë.
(Kosova Sot Online)