
Vjosa Osmani shkon në Finlandë bashkë me Fatmir Sejdiun, do të marrin pjesë në funeralin e Martti Ahtisaarit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Finlandë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Sipas njoftimit për media bëhet e ditur se me ftesë të qeverisë finlandeze, Presidentja Osmani krahas krerëve shtetëror nga vende të tjera të botës do të marrë pjesë në varrimin e ish-presidentit të Finlandës dhe kryenegociatorit për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari.
Në delegacionin shtetëror të presidentes Osmani do të jetë edhe ish-presidenti Fatmir Sejdiu.
“Me ftesë të qeverisë finlandeze, Presidentja Osmani krahas krerëve shtetëror nga vende të tjera të botës do të marrë pjesë në varrimin e ish-presidentit të Finlandës dhe kryenegociatorit për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari. Në delegacionin shtetëror të Presidentes do të jetë edhe ish-Presidenti Fatmir Sejdiu.”
Martti Ahtisaari ndërroj jetë më 16 tetor në moshën 86 vjeç.
(Kosova Sot Online)