Rukiqi: Nëse vazhdon ky avaz i paaftësisë dhe keqmenaxhimit të parasë publike, kolapsin ekonomik nuk e kemi larg

  • E.k /
  • 10 November 2023 - 11:53
Rukiqi: Nëse vazhdon ky avaz i paaftësisë dhe keqmenaxhimit të parasë publike, kolapsin ekonomik nuk e kemi larg

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, i është referuar një grafikoni të publikuar nga Instituti GAP, lidhur me rënien e shitblerjeve të pronave banesore, për të cilin ka thënë se tregon gjendjen e përkeqësuar ekonomike në Kosove, në dy vitet e qeverisjes të Qeverisë Kurti, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rukiqi ka paralajmëruar se nëse vazhdon ky avaz siç i referohet ai “në keqmenaxhimin e parasë publike (duke mos investuar),” atëherë ai shton se do të ketë kolaps ekonomik.

Në grafikonin e GAP, ilustrohet rënia e e shitblerjeve te pronave banesore ne vitin 2022, krahasuar me vitin 2021. Rukiqi thotë se i njëjti trend ka vazhduar edhe këtë vit.

(Kosova Sot Online)