![Dy vajza arrestohen pasi tentuan të fusin marihuanë në Dubravë](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/12/200x200_auto_burgu-dubraves-1-657x350_1546871068-688492015468713221694511793.jpg)
Gjetjet mortore në Prekaz të Skenderajt, Policia jep detaje
![Gjetjet mortore në Prekaz të Skenderajt, Policia jep detaje](/uploads/kosova-sot/images/2023/November/10/auto_skenderaj-600x3601699614082.jpg)
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në Kosovë, ka thënë se dje gjatë gërmimeve në Prekaz të Skenderajt, ekipet e tij kanë hasur në mbetje mortore të viktimave,përcjell “Kosova Sot Online”.
Sipas Komisionit, eshtrat e gjetur mund të jenë potencialisht të personave të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë.
“Njësitet e DHKRL-së së bashku me komisionin qeveritar për persona të zhdukur dhe IML-në, kanë zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me ç’ rast në fshatin Prekaz i Poshtëm, kanë gjetur mbetje eshtrave që dyshohet se janë të së paku tre personave, të cilët dyshohet se janë në listën e personave të zhdukur gjatë periudhës së luftës së fundit në vitin 1999”, thuhet në raportin e Policisë.
(Kosova Sot Online)