![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Mbetje mortore në varrezat e Prizrenit, dyshohet se janë të luftës së fundit në Kosovë
![Mbetje mortore në varrezat e Prizrenit, dyshohet se janë të luftës së fundit në Kosovë](/uploads/kosova-sot/images/2023/November/10/auto_Capture-112-600x3601699618762.jpg)
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka njoftuar se pas gërmimeve që kanë filluar sot në Tusuz të Prizrenit, janë gjetur mbetje mortore, potencialisht të viktimave të luftës, përcjell “Kosova Sot Online”.
“Gërmimet e filluar në mëngjes tanimë kanë rezultuar me gjetje dhe zhvarrosjen e mbetjeve mortore që mund t’iu përkasin viktimave të luftës që vazhdojnë të jenë në Listën e Personave të Zhdukur”, thuhet në njoftim.
Tutje, është bërë e ditur se mbetjet mortore do të dërgohen në IML për ekzaminimet e nevojshme dhe identifikimin përmes analizës shkencore të AND-së.
(Kosova Sot Online)