Tomë Gashi kërkon të jetë prezent kur Albulena Haxhiu të intervistohet për rastin Dehari
Avokati, Tomë Gashi, i është drejtuar me një letër Prokurorisë Speciale të Kosovës, ku ka kërkuar që të jetë prezent kur të intervistohet ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në lidhje me rastin Dehari, përcjell “Kosova Sot Online”.
Gashi ka thënë se prokurori i rasti ka kryer shumë veprime pa prezencën e tij, duke bërë rikonstuimin e vendit të vdekjes së Deharit si dhe marrjen në pyetje të deputetit Haki Abazi.
Tutje, Gashi ka thënë se mbetet të shihet se cfarë përgjigje do të marr rreth kërkesës së tij.
(Kosova SotOnline)