Ankohen qytetarët: Shtrenjtë vallahi 5 cent një qese e plastikës, rrogat shumë të vogla në Kosovë

  • A.P /
  • 10 November 2023 - 18:00
Ankohen qytetarët: Shtrenjtë vallahi 5 cent një qese e plastikës, rrogat shumë të vogla në Kosovë

Me udhëzimin e ri administrativ nga Qeveria Kurti, në bazë të së cilit çmimi i një qeseje plastike kushton pesë cent, tash e tutje në Kosovë, nuk po pajtohen qytetarët, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Shtrenjtë vallahi, 5 cent shtrenjtë është, dihen kushtet këtu, dihet rroga çfarë rroga ka, rroga është e vogël, e qesja shumë shtrenjtë është”, tha qytetari, Fitim Halimi.

Ka të tjerë që çmimin 5 centë nuk po e shohin të shtrenjt.

“Nuk është edhe aq i lartë çmimi i tyre kundrejt këtyre produkteve tjera, për pesë cent nuk është shtrenjtë”, u shpreh qytetari Milaim Krasniqi.

Ndërsa nga mërgimtarët po mirëpritet ky vendim.

“Jo nuk janë shtrenjtë dhe është ide e mirë për me rujtë ambientin”, u shpreh qytetari Lulëzimi.

Megjithatë ky udhëzim administrativ sipas Shoqatës ‘’Konsumatori’’ sjell zhvatjen e konsumatorëve.

“Që nga fillimi, udhëzimi administrativ është në kundërshtim me kauzën e konsumatorit, me të drejtat, obligimet, interesat dhe identitetin e tij. Sepse qytetari si konsumator nuk është marrë parasysh, nuk ka marrë pjesë në debat, diskutim as në hartim. Dhe së këndejmi bie që ky dokument sjell vendim zhvatës për konsumatorin”, deklaroi kryetari i Shoqatës Konsumatori, Selatin Kaçaniku, ransmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ndërsa vazhdimi i shitjes së qeseve me logo nga ana e bizneseve, po kritkohet nga ekonomistët.

“Abuzuesit të cilët veprojnë në këtë rast, i bëjnë marketing biznesit të vet në mënyrë të pandërgjegjshme, duhet të veprojë shteti në këtë rast, duhet t’i ndëshkojë ata”, tha ekonomisti, Jakup Bellaqaj.

Udhëzimi administrativ për shitjen e qeseve plastike ka hyrë në fuqi tash e një muaj.


(Kosova Sot Online)