![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Hajnat hyjnë në QMF të Kaçanikut, vjedhin një krevat dhe ilaçe shëndetësore
![Hajnat hyjnë në QMF të Kaçanikut, vjedhin një krevat dhe ilaçe shëndetësore](/uploads/kosova-sot/images/2023/November/11/auto_download1699694390.jpg)
Para një jave, persona të panjohur kanë hyrë me forcë në Qendrën e Mjekësisë Familjarë më fshatin Shtraz të Kaçanikut, ku kanë vjedhur një krevat dhe disa medikamente shëndetësore, përcjell “Kosova Sot Online”.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë nuk dihet vlera e dëmit.
Rasti lidhur me këtë ngjarje është në hetime.
“Fsh. Shtraz, Kaçanik, 04.11.2023 – NN. Ankuesi mashkull kosovar, punëtor i Shtëpisë së Shëndetit, ka informuar se person-a të dyshuar të panjohur me forcë kanë hapur derën e objektit dhe nga aty kanë vjedhur një krevat dhe disa medikamente shëndetësore. Nuk dihet vlera e dëmit. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.
(Kosova Sot Online)