Lexoni edhe:
Kurti në Paris flet për destabilizimin e rajonit nga Rusia: Beogradi është dorë e zgjatur e tyre
Burbuqe Nushi nga IKSHP ka deklaruar se meqë vlerat janë në rënie, beson se shpejt do të arrihen vlerat normale, që parashihen edhe me Udhëzimin Administrativ, transmeton "Kosova Sot Online ".
Ajo ka folur edhe për ndikimin që ka në shëndet mangani. Në vlera të ulëta, thotë se është i nevojshëm për rritje dhe zhvillim, por që në vlera të larta ndikon kryesisht në sistemin nervor qendror.
“Në bazë të trendit të uljes së vlerave të manganit, besoj se shpejt do të eliminohet mangani dhe do ta arrijë kuotën apo vlerën 0.05 mg për litër. Mirëpo, mbetet ende të monitorohet. Mangani është një element kimik, apo ma mirë me thanë metal, i llogaritur apo i klasifikuar te metalet e rënda. Në anën tjetër i ka dy dy drejtime në ndikimet në shëndet.
Si metal esencial, në vlera të ulëta, është i nevojshëm për rritje dhe zhvillim. Gjithkund ndodhet mangani. Edhe në ushqim, edhe në ajër, edhe në ujë. Është një prej metaleve më së shumti i shpërndarë në tokë. Vlerat prej 0.05 na orientojnë se nuk ka ndikim të dëmshëm në shëndet, mirëpo në anën tjetër ndikon në rritjen dhe zhvillimin tonë. Çdo vlerë që i tejkalon vlerat e parapame, si metal i rëndë shndërrohet në toksicitet, atakon kryesisht sistemin nervor qendror, mirëpo mund t’i prek edhe funksionet e tjera të organizimit”, ka thënë Nushi.
(Kosova Sot Online )