Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur e plagosur nga arma e zjarrit
Në Mitrovicë të Jugut, viktima femër kosovare është gjetur e lënduar nga arma e zjarrit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në vendin e ngjarjes është gjetur arma që dyshohet se është përdorur në rast.
“VDEKJE E DYSHIMTË- Mitrovicë Jugu 11.11.2023-19:35. Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur e lënduar nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Po ashtu në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.”
(Kosova Sot Online)