Një person në Prishtinë thotë se i pa disa persona duke e rrëmbyer dikë
Një burrë në Prishtinë ka raportuar se i ka parë disa persona të dyshuar duke e futur dhunshëm një person në veturë dhe më pas të njëjtit janë larguar, përcjell “Kosova Sot Online”.
Policia ka thënë se njësitë policore kanë kryer patrullime por nuk e kanë hasur veturën e dyshuar.
Rasti vazhdon të hetohet.
“RRËMBIM – Prishtinë / 12.11.2023, 19:35. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se kishte vërejtur disa persona të dyshuar duke futur dhunshëm një person në veturën e tyre dhe të njëjtit ishin larguar në drejtim të panjohur. Njësitë policore kanë kryer patrullime në afërsi të lokacionit por nuk kanë hasur në veturën e dyshuar. Me vendim të prokurorit rasti është cilësuar si më lartë dhe vazhdon të hetohet.”
(Kosova Sot Online)