Lajçak nesër planifikon takim me Vuçiqin në Beograd

  • A.P /
  • 13 November 2023 - 18:06
Lajçak nesër planifikon takim me Vuçiqin në Beograd

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të shkojë nesër në Beograd për t’u takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Presidenca serbe ka njoftuar se takimi do të nisë në 11:00.

Lajçak javën e kaluar ishte në Kosovë ku u takua me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi. Me të u mor vesh që ai dhe kryenegociatori serb të takohen në Bruksel këtë të enjte.

(Kosova Sot Online)