Ndërron jetë i riu nga Drenica
Nënkryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, ka njoftuar se ka ndërruar jetë Betim Spahiu, vëllai i kryesueses së Kuvendit në Skënderaj, Adelina Spahiu, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Lushtaku ka thënë se Betimi në moshë të re u sfidua nga një sëmundje e rëndë dhe shtoi se ai qëndroi i fortë dhe nuk u dorëzua deri në ditën e fundit.
“I prekur thellësisht nga lajmi për ndarjen nga jeta të djaloshit të ri, energjik e të fortë, Betim Spahiu, vëllaut të kryesueses së Kuvendit Komunal të Skenderajt, Adelina Spahiu. Betimi në moshë të re u sfidua nga një sëmundje e rëndë, por ai qëndroi i fortë dhe nuk u dorëzua deri në ditën e fundit.”
Ai i ka shprehu ngushëllime familjes.
(Kosova Sot Online)