Sanchez i vendosur: Do të punojmë për njohjen e shtetit Palestinez

  • A.P /
  • 15 November 2023 - 16:09
Sanchez i vendosur: Do të punojmë për njohjen e shtetit Palestinez

Kryeministri në detyrë i Spanjës, Pedro Sanchez, ka bërë thirrje për “armëpushim” në Rripin e Gazës duke kërkuar që të ndalen ”vrasjet e civilëve pa dallim”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sanchez përveç kësaj, ka thënë se Qeveria Spanjolle dhe kabineti i tij do të punojnë për “të njohur shtetin Palestinez”.

Kandidati socialist për kryeministër fjalimin e tij para deputetëve spanjoll e ka nisur duke kërkuar nga Izraeli “armëpushim” dhe fund ” vrasjes pa kriter të civilëve “.

Sanchez bëri të ditur se cili do të jetë një nga angazhimet e para të kësaj legjislature të re që po nis. Ai gjithashtu ka thënë se do të punojë “për të njohur shtetin palestinez”

(Kosova Sot Online)