Dekretohet Ligji për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës

  • A.P /
  • 15 November 2023 - 16:40
Dekretohet Ligji për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës

Se është dekretuar Ligji për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ka njoftuar Ministria e Drejtësisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas MD’së, disa nga risitë e ligji janë kompetenca ekskluzive e PSRK’së për hetimin e korrupsionit të nivelit të lartë dhe definimi më i qartë i kompetencave të PSRK’së për hetimin e veprave penale.

“Themelimi dhe funksionalizimi i njësisë së veçantë hetimore për ndjekjen e rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar; mundësimi i krijimit të ekipeve të përbashkëta të hetimit në kuadër të PSRK’së me përbërje të ekspertëve nga institucionet tjera shtetërore (Policia, Dogana, ATK dhe të tjera) për hetim efikas të veprave penale; Kompetencë e PSRK’së për të ndjekur veprat penale të pastrimit të parave, pa u ndërlidhur domosdo me një vepër penale, duke mundësuar kështu  “ndjekjen e rrugës së parave që rrjedhin nga veprimet kriminale”, janë risitë e ligjit.


(Kosova Sot Online)