![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Ia mori 1 mijë e 600 euro duke u paraqitur rrejshëm si polic duke i premtuar se do t’ia lirojë vëllain nga burgu, arrestohet një burrë në Kaçanik
![Ia mori 1 mijë e 600 euro duke u paraqitur rrejshëm si polic duke i premtuar se do t’ia lirojë vëllain nga burgu, arrestohet një burrë në Kaçanik](/uploads/kosova-sot/images/2023/January/06/auto_motivos-para-a-alta-do-euro1672987690.jpg)
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë që u prezantu rrejshëm si zyrtar policior në fshatin Doganaj të Kaçanikut, përcjell "Kosova Sot Online".
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, i dyshuari duke u paraqitur si zyrtar policor i kishte marrë një personi tjetër 1 mijë e 600 euro, duke i premtuar se do t’ia lirojë vëllain nga burgu.
Raporti i plotë:
PREZANTIM I RREMË
Fsh. Doganaj Kaçanik. Më 15.11.2023 është identifikuar dhe arrestuar një mashkull kosovar, i cili ishte paraqitur si zyrtar policor dhe nga viktima mashkull kosovar, kishte marrë një shumë prej 1600€ duke i premtuar se do t’ia lirojë vëllain nga burgu. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
(Kosova Sot Online)