Kurti: Ekonomisë gjatë kësaj qeverisje ia kemi shtuar mbi 1 miliard për ҫdo vit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se për katër vite, bruto produkti është rritur pothuajse 50 %, përcjell, "Kosova Sot Online".
Sipas tij, është vështirë të gjendet shembull në botë dhe në histori, ku një vendi për 4 vite rritë BPV-në në rreth 50 %.
“Ekonomisë gjatë kësaj qeverisje ia kemi shtuar mbi 1 miliard për ҫdo vit. Në vitin 2020 BPV ka qene 6.77 miliardë. Në vitin e ardhshëm është mbi 10 miliardë. A e dini cfarë do të thotë që BPV të rritet për gati 50% pë vetëm katër vjet. Është shumë vështirë të gjeni në histori e në botë shembuj të tjerë ku BPV rritet për gati 50 % për vetëm 4 vjet”, ka thënë Kurti.
(Kosova Sot Online)