Kandiq: Të paktën një shkollë në Serbi duhet të mbajë emrin “Ismail Kadare”, atë e lexojnë edhe shqiptarët edhe serbët

  • E.k /
  • 16 November 2023 - 14:33
Kandiq: Të paktën një shkollë në Serbi duhet të mbajë emrin “Ismail Kadare”, atë e lexojnë edhe shqiptarët edhe serbët

Natasha Kandiq nga Fondi për të Drejtën Humanitare ka thënë se të paktën një shkollë në Serbi duhet të mbajë emrin e shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, përcjell "Kosova Sot Online".

Kandiq ka thënë se Kadarenë e lexojnë edhe shqiptarët por edhe serbët.

“Të paktën një shkollë në Serbi duhet të mbajë emrin “Ismail Kadare”. Atë e lexojnë edhe shqiptarët edhe serbët”, ka shkruar Kandiq.

Ky reagim i saj vjen pasi dje në Kuvendin Komunal të Bujanocit është votuar që shkolla e një prej fshatrave të Luginës së Preshevës ta mbajë emrin e shkrimtarit Ismail Kadare.

(Kosova Sot Online)