'Aleksandër Vuçiq 'ia ka lëshu në shpinë Zajednicën' kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit'
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bilal Sherifi, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq “ia ka lëshu në shpinë Zajednicën” kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ai ka deklaruar se “pasardhësi i Kurtit do të ankohet siç bën tash Kurti”.
Por gjatë debatit Sherifi mori një reagim nga aktivisti Shkëlzen Gashi që i tha Sherifit se “Kurti po e forcon pozicionin negociator pasardhësit të tij”.
Por Sheiri tha se “Kurti tashmë e ka pranuar Zajednicën”.
”Vuçiq ia ka lëshu në shpinë Zajednicën përpara. Çfarë përpjekje taktike kanë me shpëtu përpos dorëzimit. A e keni parë çfarë thotë Kurti unë nuk kam shumë hapësirë sepse i kam trashëguara marrëveshjet të gabueshme. Pasardhësi i Kurtit ka me thënë unë kam trashëgu marrëveshje të këqija Zajednicën e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, plus Zajendnicën+ të Kurtit”, ka thënë Sherifi.
(Kosova Sot Online)