Westerlund: Drafti aktual i Asociacionit është në harmoni me Kushtetutën

  • E.k /
  • 17 November 2023 - 08:07
 Westerlund: Drafti aktual i Asociacionit është në harmoni me Kushtetutën

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi dhe nevojën e zbatimit të marrëveshjeve të arritura gjatë procesit të dialogut, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Çka duhet të bëjmë tani është që të fokusohemi në implementimin e saj dhe mbi të gjitha e kemi nevojën e implementimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe, kemi një propozim për këtë”, tha Ambasadori Westerlund.

Ai tutje ka thënë se aq sa e ka kuptuar ai, drafti aktual i Asociacionit përputhet më kushtetutën e Kosovës.

Tutje, Westerlund ka thënë se duhet edhe njohja de – facto nga Serbia.

“Gjykata Kushtetuese do të marrë vendim por ashtu siç e kam kuptuar unë, përputhet me kushtetutën e Kosovës dhe nuk ka kompetenca ekzekutive kështu që duhet të ecim para me themelimin e Asociacionit. Në anën tjetër, sigurisht që na duhet edhe njohja de – facto nga Serbia”, ka thënë tutje Westerlund.

(Kosova Sot Online)