Gara për kryetar, Faton Bislimi ankohet se Kryesia e LDK’së s’po i ofron qasje në listën e delegatëve
Kandidati për Kryetar të LDK-së, Faton Bislimi, thotë se Kryesia e kësaj partie nuk i ka ofruar qasje në listën e delegatëve dhe kontaktet e tyre, përcjell “Kosova Sot Online”.
Bislimi ka thënë se janë bërë pesë ditë që nga dita kur i ka dorëzuar Kryesisë së LDK-së shkresën zyrtare përmes së cilës i ka njoftuar për kandidaturën e tij dhe ka kërkuar kontaktet e delegatëve, por se nuk ka marrë përgjigje.
Tutje, Bislimi ka shkruar se Dderi në këto momente, nuk ka pranuar përgjigje zyrtare nga LDK, e as nuk I është dhënë çasje për të kontaktuar delegatët!
(Kosova Sot Online)