Lexoni edhe:
“Alfabeti i ka 27 shkronja”, avokati thotë se i padituri përmes shpifjeve i ka shkaktuar dëme emocionale dhe materiale Dimal Bashës
Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot në mëngjes në fshatin Prugovc, ku si pasojë janë lënduar katër persona, transmeton "Kosova Sot Online ".
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Rreth orës 07:20 kemi pranuar informatën se në fshatin Prugovc, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.
(Kosova Sot Online )