Në Lipjan dy punëtorë e shesin mallin dhe nuk ia dorëzojnë paratë pronarit
Policia e Kosovës ka njoftuar se dy punëtorë të një kompanie në Lipjan, kanë shitur një sasi malli dhe paratë nuk ia kanë dhënë pronarit, përcjell “Kosova Sot Online”.
Rasti ka ndodhur ditën e premte, rreth orës 16:00.
Njoftimi i Policisë:
KEQPËRDORIM I BESIMIT
Lipjan 17.11.2023-16:00. Ankuesi mashkull kosovar pronar i një kompanie ka raportuar se dy punëtorët e tij të dyshuarit meshkuj kosovarë, nuk i kanë kthyer shitjen e një sasie të mallit edhe pse e kanë premtuar pronarin se parat do ia kthejnë me datë të caktuar. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
(Kosova Sot Online)