![Dy vajza arrestohen pasi tentuan të fusin marihuanë në Dubravë](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/12/200x200_auto_burgu-dubraves-1-657x350_1546871068-688492015468713221694511793.jpg)
Memli Krasniqi dhe Uran Ismaili vizitojnë Thaçin e Veselin në Hagë: I gjetëm ballëlartë
![Memli Krasniqi dhe Uran Ismaili vizitojnë Thaçin e Veselin në Hagë: I gjetëm ballëlartë](/uploads/kosova-sot/images/2023/November/18/auto_krasniqi-ismaili-600x3601700303445.png)
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe Uran Ismaili kanë vizituar në Hagë, ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin, përcjell “Kosova Sot Online”.
Krasniqi ka shkruar se dyert e hekurta e muret e larta të Hagës çdo ditë e më shumë po e humbasin betejën në përballje me zemrat, besimin dhe kurajën e ish-krerëve të UÇK-së.
Kryetari i PDK-së ka thënë se Thaçi e Veseli ishin ballëlartë si gjithmonë.
Njoftimi i plotë:
Bashkë me Uranin, vizituam përsëri në Hagë, Presidentin Hashim Thaçi e Kryetarin Kadri Veseli. Dyert e hekurta, korridoret e gjata e muret e larta, çdo ditë e më shumë po e humbasin betejën kundrejt zemrave, besimit dhe kurajos së çlirimtarëve tanë.
I gjetëm të gjithë bashkë ballëlartë – si gjithmonë – dhe me Kosovën në mendje e zemër, që vazhdon t’i frymëzojë, t’i mbajë të fortë e krenarë secilin.
Gjithmonë me ta dhe pranë tyre, deri në ditën e shumëpritur të triumfit të drejtësisë! Sepse, dielli do të lind përsëri!
(Kosova Sot Online)