Ja ku do të marrë pjesë Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin, do të marrë pjesë në samitin virtual të udhëheqësve të grupit të 20 shteteve më të industrializuara në botë (G20). Ky takim do të mbahet më 29 nëntor, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Vladimir Putin do të marrë pjesë në samitin virtual të G20-s”, raportuan mediat ruse.
Putin nuk ka udhëtuar në dy takimet e fundit të G20 – në shtator në Indi dhe vitin e kaluar në Indonezi – duke dërguar në emër të tij ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Putin ka realizuar vetëm disa udhëtime jashtë vendit, që kur Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhërarrestim për të lidhur me dëbimin e paligjshëm të fëmijëve ukrainas, përderisa pushtimi rus i Ukrainës po vazhdon.
G20 përbëhet nga 19 shtetet që kanë ekonomitë më të mëdha në botë dhe Bashkimi Evropian, e Unioni Afrikan.
(Kosova Sot Online)