Prishtinë: Gjendet pa shenja jete një person në një banesë
Një person është gjetur pa shenja jetë dje në një banesë në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Policia njofton se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Është raportuar për një trup të pajetë në një banesë me ç’rast në vendngjarje kanë dal njësitë relevante ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar”, bëhet e ditur në njoftim.
(Kosova Sot Online)