![Kurti - opozitës: Hajnat kanë me shku në burg](/uploads/kosova-sot/images/2025/January/23/200x200_Zgjedhje_20251737615804.jpg)
Policia e Kosovës: Në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë , dy zyra janë përfshirë nga zjarri
![Policia e Kosovës: Në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë , dy zyra janë përfshirë nga zjarri](/uploads/kosova-sot/images/2023/November/21/auto_Capture-170-600x3601700555779.jpg)
Dy zyre në objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore në QKUK, sot janë përfshirë nga zjarri, përcjell “Kosova Sot Online”.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka thënë se zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit, teksa nuk raportohet për persona të lënduar.
Ndërsa, rasti është duke u hetuar.
“Sot rreth orës 08:00, është raportuar se në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë , dy zyra janë përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë ajo.
(Kosova Sot Online)