Kurti takohet me shefin e OSBE-së: Për zgjedhjet serbe duhet marrëveshje ndër-shtetërore me kërkesë nga Beogradi

  • E.k /
  • 22 November 2023 - 15:44
Kurti takohet me shefin e OSBE-së: Për zgjedhjet serbe duhet marrëveshje ndër-shtetërore me kërkesë nga Beogradi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar dje me Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në këtë takim ata kanë folur për kërkesën e Serbisë për mbajtje të zgjedhjeve në territorin e Republikës së Kosovës.

Siç njofton ZKM, Kurti e ka theksuar se siç e ka njoftuar shefin e OSBE-së përmes letrës, është e nevojshme arritja e një marrëveshje ndër-shtetërore dhe se kërkesa për një marrëveshje të tillë duhet të vije nga Serbia si palë e interesuar.

“Kryeministri Kurti theksoi se siç ka njoftuar shefin e OSBE-së në përgjigjen e 17 nëntorit, për këtë është e nevojshme një marrëveshje ndër-shtetërore dhe se kërkesa për një marrëveshje të tillë duhet të vijë nga Serbia si palë e interesuar”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)