![Dy vajza arrestohen pasi tentuan të fusin marihuanë në Dubravë](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/12/200x200_auto_burgu-dubraves-1-657x350_1546871068-688492015468713221694511793.jpg)
Ahmeti – Ramës: Jemi një hap larg BE-së, edhe pak duhet edhe më fort ta ngrisësh zërin
![Ahmeti – Ramës: Jemi një hap larg BE-së, edhe pak duhet edhe më fort ta ngrisësh zërin](/uploads/kosova-sot/images/2023/November/23/auto_-900-0-Untitled-design-2022-07-17T211310.1931700735661.png)
Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, partisë më të madhe të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, i ka shprehur mbështetje kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ahmeti tha se “Europa nuk mund të jetë e qetë pa Ballkanin Perëndimor”, ndërsa theksoi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë “një hap para anëtarësimit”.. Ai i kërkoi Ramës ta ngrisë zërin “edhe pak” dhe duke i thënë “na ke në krah”.
“I dashur Edi, ne mendoj që jemi një hap para anëtarësimit. Edhe pak duhet edhe më fort ta ngrisësh zërin, ashtu siç e ke ngritur deri më tani. Ne të tjerët nuk na ke pasur, por na ke në krah. Kështu që, do të doja t’ju uroj shëndet të gjithë juve. Të rrojë populli shqiptar”, tha Ahmeti.
(Kosova Sot Online)