Haxhiu nuk beson se defekti me rrymë ishte shkaktuar i zjarrit në IML, kërkon Komision Hetimor

  • 23 November 2023 - 12:04
Haxhiu nuk beson se defekti me rrymë ishte shkaktuar i zjarrit në IML, kërkon Komision Hetimor

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se nuk beson që zjarri në Institutin e Mjekësisë Ligjore ka ndodhur si pasojë e zjarrit, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ajo tha se IML-ja jo rrallë herë është përballur me skandale.

“Kuptova që në këtë Kuvend gjatë kohës së deklarimeve jashtë rendit të ditës s është përmendur edhe zjarri që ka ndodhur para dy ditëve në IML dhe ndoshta janë të rralla ato situata që ndonëse hetimet preliminare theksojnë që defekti ka ndodhur sepse ka pasur një defekt në sistemin elektrik unë mund të pajtohem me ata që duket pak e besueshme ndonëse për të kanë folur ekspertet e çështjes. Por edhe unë njësojë si ju nuk mund të besoj ë në këtë dhe pse. Sepse jo rrallë herë ka pasur situata që IML-ja është përballur me skandale të shumta ndër vite”, tha ajo.

Ajo hodhi akuza në drejtim të IML-së edhe për kategorizimin e vrasjeve dhe vetëvrasjeve.

Këtu ajo përmendi edhe rastin e  zhdukjes së mostrave të ish-aktivistit Astrit Dehari.

“Është folur qysh vrasjet janë bërë vetëvrasje, vetëvrasjet janë bërë vrasje, janë zhdukur provat, mënyra qysh është ndërtuar objekti ka qenë e gabuar. Prandaj deputetë të nderuar të Republikës së Kosovës edhe kur nuk po funksionon siç duhet sistemi i drejtësisë sepse ju e dini për rastin e mostrave të Astrit Deharit, ende asnjë person nuk është i dyshuar edhe kur e dimë që vetëm katër persona kanë pasur qasje në vendin ku ruhen mostrat. Prandaj edhe në këto rrethana unë ju kërkojë me shpejtësi dhe pa vonesë që ta themeloni Komisionin Hetimor sepse kështu mendoj se do t’i ndihmoni Kosovës, IML-së në mënyrë që veprimet që kanë ndodhur deri më tani të adresohen dhe nuk po shoh deri më tani institucion tjetër që mund ta bëjë më mirë”, tha ajo.

Haxhiu tha se kanë bërë përpjekje për ta kthyer besimin në këtë institucion.

“Ndonëse ka pasur përpjeke maksimale që ta kthejmë besimin e qytetarëve në IML, duket që krimi është shumë i madh. Prandaj kërkojë mbështetjen tuaj që ta themelojmë Komisionin Hetimor dhe të shohim se si ndër vite kanë ndodhur tërë ato të cilat janë përfolur nga mediat, qytetarët, Kuvendi e të tjerat”, tha ajo. 

(Kosova Sot Online )