![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Shoferi i autobusit hapi aksidentalisht derën, 78 vjeçarja bëhet për spital në Tiranë
![Shoferi i autobusit hapi aksidentalisht derën, 78 vjeçarja bëhet për spital në Tiranë](/uploads/kosova-sot/images/2023/January/03/auto_bus-driver-external1672770776.jpg)
Një shofer i një autobusi është arrestuar sot në Tiranë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Shkak u bë fakti se gjatë kohës që shoferi 64 vjeçar po drejtonte autobusin, dyshohet se aksidentalisht e hapi derën e për pasojë u dëmtua pasagjerja 78 vjeçare.
Gruaja është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan Sh. H., 64 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar një autobus, në bulevardin “Zogu i Parë”, dyshohet se aksidentalisht ka hapur derën e autobusit dhe si pasojë është dëmtuar shtetasja Z. B., 78 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, tha policia në njoftim.
(Kosova Sot Online)