Kaçanik: U paraqit si punonjës i Inspektoratit Policor, ndalohet i dyshuari
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një person në Kaçanik, pasi që i njëjti kishte prezantuar dokumente të rrejshme, kinse është punonjës i Inspektoratit Policor, përcjell “Kosova Sot Online”.
I dyshuari gjatë intervistimit ka deklaruar se nuk është pjesëtar i IPK-së.
“Njësia policore ka shoqëruar në stacion policor të dyshuarin mashkull kosovar i cili paraprakisht ishte prezantuar si punonjësi i Inspektoratit Policor, mirëpo nuk kishte prezantuar asnjë dokument përkatës. I dyshuari gjatë intervistimit ka deklaruar se nuk është pjesëtar i IPK-së”, ka njoftuar policia.
Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe vazhdon në procedurë të rregullt.
(Kosova Sot Online)