Vushtrri: Një grua rrahet nga burri dhe vjehrri i saj
Një grua dje në Vushtrri ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga burri dhe vjehrri i saj, përcjell “Kosova Sot Online”.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktimës i është ofruar mbrojtje nga gjykata.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt
“Vushtrri 24.11.2023 – 09:00. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe vjehërri i saj. Viktimës i është ofruar mbrojtje nga gjykata, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.
(Kosova Sot Online)